spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:27
HomeKulturëShowBizRrëfimi mes lotësh i Rozanës për mëmësinë

Rrëfimi mes lotësh i Rozanës për mëmësinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorët në Big Brother Radio kanë diskutuar për shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës.

Rozana Radi ka folur së fundmi për humbjen e prindërve të saj dhe pengun që ka në lidhje me ta.

- Advertisement -

Në një bisedë, ajo përlotet, duke thënë se nuk e ka lëshuar kurrë imazhin e prindërve.

Por, thotë tutje se preket për faktin se nuk ka arritur të ketë akoma një fëmijë, një trashëgimtar.

- Advertisement -

“Nuk e kam lëshuar kurrë, asnjë njeri nuk e lëshon imazhin e prindërve. Fakti që nuk kam trashëguar një fëmijë timin më ka bërë të jem më e lidhur me ta. Kur ke një fëmijë, një trashëgimtar, ti shikon te ta buzëqeshjen e prindërve të tu, vullnetin, tiparet, shikon gjithçka”, u shpreh ajo.

Artistja shqiptare shtoi: “Dhe unë nuk i kam lëshuar kurrë prindërit e mi për këtë arsye. Ndonjëherë prekem kur them se po luftoj shumë që të kem një fëmijë”.

Rozi disa herë u sulmua në shtëpi për këtë, ndonëse e ka bërë të qartë gjithë situatën dhe sfidat me të cilat është përballur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat