Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka bërë rrëfimin e saj të jetës para “Vëllait të Madh”.
Në linjën e jetës, Xheneta ka folur me plot emocione për jetën e saj që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, që nuk ka qenë fare e lehtë për të.
Ajo ka rrëfyer se në fëmijërinë e saj nuk ka pasur shumë momente të bukura, derisa braktisjen e nënës së saj thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë ajo dhe vëllau i saj.
“Kur i pajsha fëmijët tjerë, thoja pse nuk mund të jem edhe unë njësoj”, u shpreh ajo mes lotëve.
Tutje ajo tregon se në moshën kur i ka pasur 5 vjet, babai i saj është martuar e njëjta e ka ditur që ata janë fëmijët e babait të saj, por fëmija e hallës.
“Momentet më të bukura të fëmijërisë kanë qenë vetëm kur ajo( gruaja bbait) ka qenë në Kosovë”, tha tutje Xheneta.
“Unë nuk e njoh aromën e nënës kur dikush e thotë, jam sikur pa një krah por jam shumë krenare që kam në jetën time një grua shumë të fort dhe shembull sikursë Sabria. Nuk e di qysh mundet me kane një njerkë kaq e mirë sikurse kjo, kjo është në gjendje me krejt botën me u përla kur është në pyetje Xheneta”, tha ajo.
Tutje ka folur edhe për gjyshën e saj, e cila kishte ndërruar jetë gjatë kohës së pandemisë, e që Xheneta thotë se e ka përjetuar shumë rëndë.
Xheneta foli edhe për takimin e parë me nënën e saj, e për të cilin tha se ishte e gjitha pa ndjenja.
“U pendova shumë që erdha, sepse u mërzita shumë e thojsha është aj ëndrra ime që më ka munguar gjithmonë, po realizohet por nuk ishte ashtu…Në ato momente kuptova që ajo as fëmijëve të vet nuk i ka treguar që ne ekzistojmë. Na tha se ka menduar që ne kemi vdekur”, tha ajo.
Në linjën e jetës, Xheneta rrëfeu edhe për lidhjen e saj prej pesë vitesh me ish të dashurin.
Ajo tha se pas një kohë i njëjti ndryshoi dhe sipas saj, fjala e saj më nuk kishte vlerë dhe dikur filloi edhe me dhunë fizike.
E njëjta tregoi para “Vëllait të Madh” edhe për një rast ku kishte tentuar vetëvrasjen.
“…Filloi njëherë më një shuplakë….Pas fejesës tonë ai nisi të dalë me vajza tjera, filloi të ushtroj më shumë dhunë derisa nuk mundesha të ecja në këmbë. Ishte pjesa e fundit që unë thirra babin dhe Sabrinë dhe ju thash unë nuk mundem më. Aty kam tentuar ta mbys edhe vetën sepse u lodha. Pas tentimit për vetëvrasje u kanë një shoqe e imja që më ka pa dhe e kam pasur të detyrueshme që të takoj psikologun, ka qenë një periudhe që isha shumë thellë në depresion, kam pirë alkool dhe nuk doja të zgjohesha hiç”, tha mes lotëve Xheneta.
Xheneta ka thënë se ka qenë momenti më i keq kur e ka takuar nënën biologjike.
“Momenti më i keq në jetën time. Unë e prita atë momentin qysh i kam parë nëpër televizione, ai momenti më i mirë, përqafimi.. Ajo nuk ka lëvizur për të dalur te dera, kanë dalë fëmijët e vet, ka qenë ulur në sallon dhe vetëm e kam shikuar. Unë përngjaj shumë fizikisht me të, më është dukur që po e shoh veten aty”, u shpreh Xheneta.
Xheneta ka bërë një deklaratë të fortë për njerkën e saj.
Ajo ka treguar se për të ëshë në gjendje të bëj gjithçka për të.
“Ajo është personi më i rëndësishëm në jetën tem, dhe jam në gjendje asaj me iu desht diçka prej trupit tem me ia dhanë edhe me pa me shëndet mirë”, tha Xheneta.
Ajo potencoi se e do shumë Sabrijen (njerkën), përkundër që nuk e ka thirrur kurrë nënë.
Pas rrëfimit në linjën e jetës, Xheneta është surprizuar nga “Vëllai i Madh”.
Ajo ka marrë një letër me një mesazh të fuqishëm nga njerka e saj, Sabria.
Në këtë letër e njëjta i shfaqi dashurinë Xhenetës, ndërsa i tha ajo është për të ‘një nënë që e do pa kushte’.
Pas këtij mesazhi, Xheneta u kaplua nga lotët dhe emocionet e fuqishme.



