spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:50
HomeRajoniShqipëriaRrezik nga orteqet, policia shqiptare bllokon rrugën që ço drejt Thethit

Rrezik nga orteqet, policia shqiptare bllokon rrugën që ço drejt Thethit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Shtetit shqiptar njofton se, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe rrezikut nga orteqet e dëborës, segmenti rrugor Bogë – Qafë Thore – Theth do të mbetet i bllokuar gjatë natës.

“Sipas analizës së riskut dhe komunikimeve me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, qarkullimi i automjeteve nuk do të lejohet gjatë orëve të natës, për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe kufizimit të fushëpamjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim të mjeteve borëpastruese dhe shërbimeve policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat