spot_img
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
13:08
HomeEkonomiRrëzohen nenet e Muratit që ua rrezikonin...

Rrëzohen nenet e Muratit që ua rrezikonin…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri Hekuran Murati, që deklaron se “po i ndihmon pensionistët”, del nën hijen e shkeljes ligjore – Supremja rrëzon nenet që ua rrezikonin pensionin

Vendimi i Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshme dhe shfuqizoi nenet e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, të cilat i obligonin pensionistët të lajmëroheshin në Departamentin e Pensioneve nën kërcënimin e suspendimit, e vë Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në një pozitë të rëndë politike e ligjore – pikërisht në kohën kur ministri Hekuran Murati shfaqet publikisht si “mbrojtës” i pensionistëve.

- Advertisement -

Supremja konstatoi se dispozitat që parashihnin pasoja si ndalimi i pensionit nuk ishin në harmoni me ligjin dhe krijonin barrë të padrejtë ndaj qytetarëve. Sipas arsyetimit, verifikimi i statusit jetësor të pensionistit është përgjegjësi e organit publik, i cili duhet të shfrytëzojë burimet zyrtare të informatave dhe mekanizmat administrativë përpara se të ndërmarrë masa kufizuese.

Po ashtu, Gjykata theksoi se një ndërhyrje që prek materialisht të drejtat e qytetarëve (pensionin) nuk mund të rregullohet me akt nënligjor, por vetëm me ligj, dhe se ministria nuk kishte kompetencë të krijonte afate, detyrime apo pasoja materiale që nuk parashihen nga Ligji për skemat pensionale.

- Advertisement -

Në praktikë, vendimi i Supremes nënkupton se institucioni që sot pretendon “kujdes social”, ka operuar me rregulla të kundërligjshme ndaj një kategorie të ndjeshme: pensionistëve. Dhe në një klimë elektorale, ku çdo deklaratë shitet si “ndihmë”, ky rast e zbërthen kontrastin mes propagandës dhe realitetit: pensionistët nuk mbrohen me fjalë, por me ligj – dhe Gjykata sapo e tregoi se ligji është shkelur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat