spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
23:05
HomeEkonomiRritet inflacioni, pakoja prej 200 milionë eurosh ende e bllokuar në Kuvend

Rritet inflacioni, pakoja prej 200 milionë eurosh ende e bllokuar në Kuvend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga shporta bazë e konsumatorit deri te faturat e rrymës, ujit e mbeturinave, çmimet kanë shënuar ngritje.

Si ndërhyrje në përballjen me inflacionin, qeveria e Kosovës pati premtuar pakon 200 milionëshe për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Zbatimi i saj ka mbetur i bllokuar në Kuvend. As të shtunën kjo pako nuk arriti të kalojë pasi ekzekutivi synoi ta shqyrtojë me procedura të përshpejtuara e opozita nuk e mbështeti.

- Advertisement -

Por çfarë parasheh kjo pako? 200 milionë euro është paraparë të ndahen në mbështetje financiare për familjet me të ardhura të ulëta, mbështetje për studentët, pensionistët, fëmijët e punëtorët e sektorit privat.

Një pjesë e buxhetit do të shkojë për mbështetje të transportit urban dhe ndërurban, subvencione për tarifat e energjisë elektrike, buxhet për përballim të çmimeve të naftës, mbështetje për bizneset, si dhe buxhet për ruajtje të stabilitetit social.

- Advertisement -

Njohës të ekonomisë thonë se nëse qeveria nuk ndërmerr masa, pasojat e rritjes së inflacionit mund të jenë të mëdha.

“Pothuajse tash 7% ka arritur inflacioni dhe shumë shpejt do të mund të arrihet dyshifrori, që neve në ekonomi e quajmë si inflacioni galopant ose përbindësh dhe kjo përbin ekonominë pothuajse në tërësi dhe është rrezik permanent dhe i vazhdueshëm e shumë serioz për ta ‘kafshuar’ të gjithë standardin e qytetarëve në këtë konstelacion sepse masat nëse nuk ndërmerren dhe nëse nuk ndërmerret ndonjë hap eventual dhe shumë domethënës i qeverisë për ndaljen e, respektivisht, reduktimin ose zbutjen e inflacionit, atëherë natyrisht që pasojat do të jenë shumë të papërballueshme për popullatën”, tha Nagip Skenderi, profesor i ekonomisë në UP, raporton televizioni publik i Kosovës.

“Ne si vend nuk po arrijmë të kemi një përgjigje adekuate në kohë për të mbajtur ekonominë të qëndrueshme dhe pa efekte të jashtme”, tha Fidan Qerimi, njohës i ekonomisë.

Pakoja e qeverisë për përballje me inflacionin është e lidhur me rishikimin e buxhetit të këtij viti. Mosmarrëveshjet mes ligjvënësve për miratimin e pakos kanë lënë pezull realizimin e këtij fondi, e derisa në mars të 2025-s inflacioni ishte 1.5 për qind, në muajin e njëjtë të 2026-s ka shkuar në 6.7 për qind.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat