Në vendin tonë është rritur numri i pensionistëve në disa skema, kurse ka rënie të theksuar në disa të tjera.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2025, në bazë të cilave thuhet se ka një rritje të konsiderueshme të numrit të familjeve që marrin përkrahje financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke shënuar një rritje prej 11,9% në krahasim vjetor.
Në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-26,8%); skema për pensionet e Trepçës (-20,6%); skema për pensionet familjare (-11,2%); skema e ndihmës sociale (-10,9%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,7%).
Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë
Në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,9%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,6%); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (7,1%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,6%); skema e kompensimeve për personat e verbër (0,4%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (1,2%); skema për veteranët e luftës (0,4%).



