spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
12:09
HomeKosovaDrejtësiaRritja e kostos së telefonatave në Speciale, reagon ashpër OVL e UÇK-së

Rritja e kostos së telefonatave në Speciale, reagon ashpër OVL e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

OVL e UÇK-së ka reaguar me shqetësim të thellë për vendimin që rrit dyfish kostot e komunikimit telefonik për ish-bashkëluftëtarët që ndodhen në Hagë.

Organizata thekson se t’u shtrenjtosh zërin njerëzve që jetojnë larg familjeve të tyre nuk është luks, por një nevojë thelbësore për të ruajtur lidhjen me fëmijët, prindërit dhe bashkëshortët.

- Advertisement -

Sipas OVL e UÇK-së, kjo masë nuk është vetëm një barrë financiare, por edhe një goditje morale dhe çnjerëzore ndaj ish-bashkëluftëtarëve dhe familjeve të tyre.

Organizata shpreh indinjatën e saj për mohimin e së drejtës elementare të të qëndruarit pranë familjeve deri në një vendim përfundimtar dhe premton të vazhdojë të ngrejë zërin për mbrojtjen e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat