spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:56
HomeKosovaRrokulliset vetura në Qafë të Duhles, policia del në vendin e ngjarjes

Rrokulliset vetura në Qafë të Duhles, policia del në vendin e ngjarjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qafën e Duhles në Suharekë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55.

- Advertisement -

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme material dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Njësisë së Trafikut Rajonal dhe Emergjenca.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat