spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
22:04
HomeKosovaRruga drejt BE-së, Zulfaj tregon prioritetet e Qeverisë së Kosovës

Rruga drejt BE-së, Zulfaj tregon prioritetet e Qeverisë së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Zulfaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të çmuar që Republika e Austrisë i ka ofruar Republikës së Kosovës në etapa të ndryshme të shtet-ndërtimit. Ai theksoi se Austria është partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Në takim u diskutua progresi në zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave.

Zulfaj nënvizoi përkushtimin e institucioneve për të siguruar zbatim të qëndrueshëm në përputhje me afatet e përcaktuara.

- Advertisement -

Zulfaj e konsideroi marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim ndër prioritetet kryesore të qeverisë, në përputhje me progresin e arritur dhe angazhimin e vazhdueshëm për reforma.

Ambasadori Schnetzer përgëzoi Zulfaj për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e Austrisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat