spot_img
E premte, 6 Shkurt, 2026
23:34
HomeKosova“Rryma nuk është luks” / Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të rrymës

“Rryma nuk është luks” / Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të rrymës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qytetarët kanë filluar të mblidhen para objektit të KEDS në Prishtinë, për të kundërshtuar njëzëri mundësinë edhe të një tjetër rritje të çmimit të energjisë,

Në pankarta shihet mbishkrimi ku i janë përgjigjur ministres në detyrë të ekonomisë, Artane Rizvanolli, se gjoja po sakrifikojnë, për një energji të sigurt në të ardhmen. “Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, thuhet në një nga pankartat.

- Advertisement -

“Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, “Rryma nuk është luks”. “ZRRE argatë të KEDS-it”, “Rryma rritet, populli djeget”, janë të tjera pankarta që qytetarët protestues po mbajnë në duar.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kërkesën e KESCO-s që të bëhet edhe një rritje e çmimit të energjisë prej 21.3 për qind, e kanë cilësuar proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

- Advertisement -

Filluan te KEDS, por protestuesit do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë, për t’i shpalosur po të njëjta kërkesa, pra atë për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat