spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:40
HomeKosovaDrejtësiaRubin kritikon Gjykatën Specialen: Më shqetëson fakti që dikush të qëndrojë i...

Rubin kritikon Gjykatën Specialen: Më shqetëson fakti që dikush të qëndrojë i paraburgosur për pesë vite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

James Rubin tregoi arsyet pse ai ka refuzuar të jetë dëshmitar i Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke thënë se kjo ka të bëjë me pikëpamjet e tij për Gjykatën Speciale.

Ai e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.

- Advertisement -

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha ai.

Sipas Rubinit, kjo s’ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe, sipas tij, Madeleine Albright nuk ka pasur këtë në mendje kur ka formuar Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

- Advertisement -

“Kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, shtoi ai.

“Mua kjo më është dukur si fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat