Në një rrëfim shumë emocional në emisionin “Nga afër” në T7, Rukë Haradinaj ka treguar mënyrën se si përjeton çdo ditë mungesën e djemve të saj dëshmorë.
Ajo ka rrëfyer se si “flet” me varret e tyre, duke ndarë momente të dhimbshme me bijtë e saj që i humbi.
“Si të çohem këtu te kulla, e çeli dritaren. U bie dielli. Oh moj nanë është kah rrezon dielli, po diell i mirë ju paska ra. Të lumët ju që e keni rreze dielli tana herët. Se janë shku për vend të vet”.
Rukë Haradinaj humbi dy djem gjatë luftës në Kosovë, Luanin dhe Shkëlzenin, dhe djalin tjetër, Enverin, pas luftës.



