spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:29
HomeEx-BRSSInvazioniRusia lë pa energji mijëra ukrainas të Khersonit

Rusia lë pa energji mijëra ukrainas të Khersonit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rreth 23,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi bombardimet ruse në Khersoni të Ukrainën jugore dëmtuan pajisjet e energjisë në qytet, tha të dielën administrata ushtarake lokale.

Sulmi kishte në shënjestër rrethin Dniprovskiy përgjatë lumit Dnipro, një zonë e Khersonit që granatohet rregullisht nga trupat ruse në bregun përballë.

- Advertisement -

Guvernatori i Khersonit, Oleksandr Prokudin, tha se qyteti Kherson dhe rreth 50 vendbanime në rajonin përreth ishin granatuar nga trupat ruse gjatë 24 orëve të fundit.

“Ushtria ruse bombardoi infrastrukturën sociale dhe zonat e banuara të vendbanimeve të rajonit, në veçanti, duke dëmtuar 2 ndërtesa shumëkatëshe dhe 8 shtëpi private”, tha Prokudin në Telegram.

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy më herët të dielën u bëri thirrje aleatëve të respektojnë premtimet e tyre për të furnizuar Ukrainën me armë, duke përfshirë sistemet për të kundërshtuar sulmet ajrore ruse.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat