Kandidati i LVV-së, për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku po merr 54.90% të votave me postë, kur janë numëruar 80,00% e tyre. Aktualisht, ai numëron 476 vota, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, të përditësuara në 11:35.
Kryetari aktual i kryeqytetit, kandidati i LDK-së, Përparim Rama aktualisht numëron ka 240 vota me postë (27.68%).
Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, ka marrë deri tani 103 vota (11.88%).
Rama dhe Çeku do të garojnë për kryetar të Prishtinës në një rund të dytë votimi më 9 nëntor.