spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
20:13
HomeKosovaDrejtësiaSalih Mustafa ankohet për gjykimin, Kushtetuesja e Speciales i rrëzon ankesat

Salih Mustafa ankohet për gjykimin, Kushtetuesja e Speciales i rrëzon ankesat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Hagës ka leshur një aktvendim lidhur me ankesën e Salih Mustafës për shkelje kushtetuese dhe shkelje të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Sipas këtij vendimi, një numër i ankesave të Mustafës janë shpallur të papranueshme dhe një numër tjetër janë rrëzuar.

- Advertisement -

“Z. Mustafa kishte paraqitur pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive të tij në lidhje me procesin penal kundër të tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktvendim, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese i shpalli të papranueshme një numër ankesash të tij, kurse të tjera i rrëzoi”, thuhet në njoftimin e Speciales.

“Z. Mustafa u ankua për shkelje të së drejtës së tij për gjykim të drejtë si pasojë e mungesës së arsyetimit prej Trupit Gjykues dhe Panelit të Apelit në lidhje me verdiktin e fajësisë së tij për vrasje të paligjshme. Në lidhje me këtë, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese nuk konstatoi gabime faktike ose ligjore në arsyetimin e dhomave penale që do të vinin në pikëpyetje konstatimet e tyre. Gjithashtu u theksua se procesi ballafaques kishte qenë në të mirë të z. Mustafa në këtë aspekt. Rrjedhimisht ankesa u shpall e papranueshme”, thuhet tutje në njoftimin e Speciales.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat