spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
22:18
HomeKosovaSallahu: Pasuria që s’përputhet me të ardhurat do të konfiskohet

Sallahu: Pasuria që s’përputhet me të ardhurat do të konfiskohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar dhe të sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha sonte në një intervistë për Lajmet Qendrore të RTK-së se pasuria që nuk përputhet me të ardhurat do të konfiskohet dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të Kosovës.

- Advertisement -

“Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga i cili varet edhe luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, secila vonesë e Gjykatës Kushtetuese është vonesë e paarsyeshme e cenon funksionimin e rendit kushtetues, ndarjes së pushteteve konkretisht, e cenon funksionimin e organit të legjislativ”, tha Sallahu.

“Ky ligj i prek vetëm zyrtarët publik, secili person nga 2008 që ka punuar në Kosovë që ka marrë para nga buxheti i Kosovës mund të verifikohet pasuria e tij dhe nëse ajo pasuri e tij është në shpërputhje me të ardhurat e tij atëherë ajo pasuri konfiskohet nga Gjykata, ky është konfiskim civil nuk ka lidhje me çështje penale”, shtoi ai

- Advertisement -

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kohë që është duke pritur në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar, ligjvënësit e miratuan në të dy leximet.

Ky ligj përfundoi në Gjykatën Kushtetuese po në dhjetor të vitit 2024, pas dërgimit nga Partia Demokratike e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat