spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:53
HomeBotaEvropaSamiti për Ukrainën, Von der Leyen: Ky është çasti vendimtar

Samiti për Ukrainën, Von der Leyen: Ky është çasti vendimtar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në nisje së samitit për Ukrainën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Evropa duhet të qëndroj e bashkuar.

“Është kaq e rëndësishme që ne të qëndrojmë së bashku. Ukraina është pjesë e familjes sonë evropiane. Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm, dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë në gjendje të mbrohet, të mbrohet”, tha ajo në adresimin para mediave.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Volodymyr Zelenskyy, falënderoi liderët evropianë për samitin e sotëm.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe, javën e kaluar, ju keni qëndruar me ne. Nga të gjithë ukrainasit, ne kemi një vlerësim të madh. Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Këto nuk janë vetëm fjalë, ne e ndiejmë atë”, tha Zelenskyy.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat