spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
03:51
HomeTeknologjiSamsung Galaxy S25 Ultra me sensorë pothuajse identikë me S24 Ultra

Samsung Galaxy S25 Ultra me sensorë pothuajse identikë me S24 Ultra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Samsung Galaxy S25 Ultra pritet të mbërrijë më 22 janar.

Pas detajeve tjera, tashmë ju sjellim informacionet rreth konfigurimit të kamerës.

- Advertisement -

Një informacion i shpërndarë në internet, ka treguar se konfigurimi i kamerës së S25 Ultra është pothuajse identik me atë S24 Ultra.

Kjo përfshin një sensor 200MP Samsung ISOCELL HP2 (1/1.3″, 0.6µm-2.4µm), f/1.7, 23mm sensor për kamerën kryesore, një 12MP Sony IMX754 (1/3.52″, 1.12µm), f/2.4, 67mm 3x telefoto, një Sony IMX854 50 MP (1/2,52″ 0,7-1,4µm), f/3,4, 111mm 5x telefoto dhe një kamerë selfie 12MP Samsung ISOCELL S5K3LU (1/3,2″, 1,12µm), f/2,2, 26mm.

- Advertisement -

Duket se vetëm kamera ultra e gjerë përdor pajisje të reja të bazuara në një sensor Samsung ISOCELL S5KJN3, i njohur zakonisht si GN3.

Është një sensor 50 MP me një madhësi optike 1/1,57″ dhe piksel individualë 1,0 µm.

Mbetet të shihet gjatë prezantimit të telefonit që të shohim se sa do të dalin të sakta këto informacione.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat