spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeTeknologjiSamsung zhgënjen përdoruesit, shtynë përditësimin e paralajmëruar të sigurisë

Samsung zhgënjen përdoruesit, shtynë përditësimin e paralajmëruar të sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Samsung ka paralajmëruar përdoruesit se do të lëshoj përditësimin e ri të sigurisë që për synim ka parandalimin e vjedhjes, mbrojtjen e pajisjes dhe privatësinë e ndjeshme të aplikacioneve, të cilat ishin të disponueshme menjëherë, me zbulimin e kërcënimeve të drejtpërdrejta të mbështetura nga Inteligjenca Artificiale.

Megjithatë, ky përditësim i nevojshëm për të ruajtur sigurinë e përdoruesve, nuk duket se do vjen shpejtë, të paktën jo deri vitin e ardhshmë kur pritet të prezantohet seria e re e Galaxy S25.

- Advertisement -

Ky ishte një lajm i keq për miliona përdorues të Samsung Galaxy, veçanërisht ata që kanë telefona të shtrenjtë, të cilët ishin në pritje të marrjes së verisionit të ri të Android, ku do të ishin edhe këto masa sigurie.

Nga ana tjetër, tëlefonat e tjerë që përdorin sistemin operativ Android, si; Motorola, Asus, Vivo dhe Oppo që të gjithë tani po përditësojnë telefonat.

- Advertisement -

Megjithatë, ka disa informacione nga burimet brenda ekipit të zhvillimit të Samsung, të cilët kanë konfirmuar se versioni i ri i One UI 7, planifikohet të vij në fund të tetorit të këtij viti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat