Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.
KRU Prishtina njoftoi se mungesa e ujit është për shkak të sanimit të rrjedhjes në një gyp.
Sipas ujësjellësit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë nga ora 12:00 deri në orën 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë”.
Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit, kurse pa ujë, do të mbesin Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati.