spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
05:11
HomeRajoniMaqedonia e VeriutSanksionet e SHBA japin efektin, mbyllet kompania e njohur e naftës në...

Sanksionet e SHBA japin efektin, mbyllet kompania e njohur e naftës në shtetin fqinj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kompania e njohur ruse e naftës “Lukoil” ka njoftuar se planifikon të shesë të gjitha asetet e saj ndërkombëtare, pas vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera ndaj saj dhe degëve të saj.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të korporatës, theksohet se tashmë ka nisur shqyrtimi i ofertave nga blerës potencialë për blerjen e aseteve jashtë Rusisë.

- Advertisement -

Procesi i shitjes po zhvillohet në përputhje me licencën për ndërprerjen e veprimtarisë, të lëshuar nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Kujtojmë se javën e kaluar SHBA vendosi sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, “Rosneft” dhe “Lukoil”, për shkak të luftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Në Maqedoninë e Veriut, “Lukoil” është e pranishme me rreth 40 pika karburanti dhe qindra të punësuar, çka ngre shqetësime për ndikimin e mundshëm që mund të ketë ky vendim në tregun vendas të karburanteve dhe në punësim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat