Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se në situatën aktuale ka përgjegjësi edhe opozita.
“Pyetja duhet të bëhet edhe për opozitën, edhe ata janë votuar, edhe ata kanë përgjegjësi. Është përgjegjësi e përbashkët, kur vjen te qeveria e përbashkët është temë tjetër”, tha ajo.
Bogujevci foli edhe për votimin e fshehtë.
“Nuk ka në asnjë vend ku thuhet se kalimi i votimit nga i fshehtë në të hapur nuk lejohet. Rregullorja thotë se mund të votohet në formë të fshehtë apo të hapur”, tha ajo.



