spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:45
HomeEx-BRSSInvazioniScholz viziton Ukrainën, i premton miliona euro armatim

Scholz viziton Ukrainën, i premton miliona euro armatim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kancelari gjerman, Olaf Scholz po qëndron në një vizitë të befasishme në Ukrainë këtë të hënë.

Ai ka njoftuar në rrjetin social X se Ukraina mund të mbështetet tek Gjermania dhe se shteti që drejton do të vazhdoj ta ndihmoj.

- Advertisement -

“Ukraina mund të mbështetet tek ne. Ne themi atë që bëjmë. Dhe ne bëjmë atë që themi. Për ta bërë të qartë këtë përsëri, unë udhëtova për në Kiev sonte: me tren përmes një vendi që mbron veten kundër luftës së agresionit rus për më shumë se 1000 ditë. Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fortë e Ukrainës në Evropë. Do të shpall armatimet shtesë në vlerë prej 650 milionë euro, të cilat do të dorëzohen në dhjetor”, ka shkruar kancelari gjerman.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat