Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në konferencën për media, ka thënë se kjo e fundit është më legjitime se sa seanca e thirrur nga Vetëvendosja për në orën 11:00.
Ai ka thënë edhe se kjo seancë ‘’është treni i fundit’’ për të fshehur mungesën e numrave që LVV-ja ka, dhe në mënyrë që kjo e fundit, dhe lideri i saj, Albin Kurti, të ‘’zhveshën’’ nga përgjegjësia e dështimit.
“Po ju drejtohem përmes konferencë e cila është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11 nga LVV-ja. Një seancë e cila është një mjet popullist dhe veprim politik më të cilin LVV-ja është mësuar të veprojë. Për të fshehur mungesën e numrave, sot po provohet treni i fundit, një seanca jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues. Vetëm që Kurti dhe VV’ja të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të saj’’, ka deklaruar ai.
Më tej, Zemaj bëri të ditur se LDK s’merr pjesë në këtë seancë të cilën e cilësoi si “proces të papërgjegjshëm’’.
“LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. LDK refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën VV po tenton sërish të përdor institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike”, ka thënë ai.



