spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
17:40
HomeKosovaKuvendi nesër mban seancë, në rend dite edhe formimi i komisionit për...

Kuvendi nesër mban seancë, në rend dite edhe formimi i komisionit për përzgjedhjen anëtarëve të bordit të RTK’së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Përmes një komunikate për media, legjislativi ka bërë të ditur rendin e ditës, i cili përfshin një sërë pikash të rëndësishme, me fokus te ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe plotësimi i bordeve të institucioneve të pavarura.

Ndër pikat kryesore të kësaj seance është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (gjashtë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë). Po ashtu, pritet të formohen komisionet për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

Rendi i plotë i ditës për seancën e nesërme:

- Advertisement -
  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    - Advertisement -
  3. Ratifikimi i marrëveshjeve për arsimin dhe programet IPA 2017 e 2018.

  4. Marrëveshjet e kredisë: Përfshirë projektin e energjisë diellore në KEK, efiçencën e energjisë në ndërtesa publike, rrugën Prishtinë–Mitrovicë dhe impiantin e ujërave të zeza në Podujevë.

  5. Emërimet në KPM dhe RTK: Formimi i komisioneve Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj.

  6. Buxheti i Zubin Potokut: Shqyrtimi i buxhetit të kësaj komune për vitin 2026.

  7. Iniciativa ligjore: Formimi i komisionit Ad-Hoc për hartimin e Projektligjit për parandalimin e vetëvrasjes.

Gjithashtu, pritet të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat