spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
18:38
HomeKosovaSeanca për gazin lotësjellës shtyhet për shkak të mosparaqitjes së Konjufcës

Seanca për gazin lotësjellës shtyhet për shkak të mosparaqitjes së Konjufcës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është shtyrë seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend, më 2016. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mungoi në seancë dhe gjyqtari Adnan Kamberi konstatoi se shkak për këtë shtyrje është mungesa e të akuzuarit.

Në këtë rast, pos Konjufcës akuzohen edhe deputetët Pal Lekaj e Time Kadrijaj dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu. Ata akuzohen për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” pasi akuza për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është parashkruar.

- Advertisement -

Ata akuzohen se më 14 dhjetor 2015 kishin përdorur gazin lotsjellës duke pamundësuar qëndrimin e deputetëve brenda sallës së Kuvendit dhe Kryesisë për miratimin e ligjeve sipas rendit të ditës.

Kjo vepër është e dënueshme me gjobë deri 7500 euro ose burgim deri në pesë vjet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat