spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
20:19
HomeKosovaDrejtësiaSeanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt shtyhet për të hënën

Seanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt shtyhet për të hënën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shtyjnë për të hënën me 9 dhjetor 2024, paraqitjen e parë të Isni Kilaj.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Isni Kilajt është shtyrë për më 9 dhjetor në orën 13:00”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Në vendimin e DhSK-së bëhet e ditur se kërkesa nga avokati i Kilajt për shtyrjes e paraqitjes së parë të tij, është bërë dje.

Kilaj po akuzohet se bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për pengim të drejtësisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat