spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
01:08
HomeKosovaDrejtësiaSeanca për vrasjen e Bedri Rexhepit, ja çka deklaruan të akuzuarit në...

Seanca për vrasjen e Bedri Rexhepit, ja çka deklaruan të akuzuarit në gjykatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar seanca për vrasjen e e Bedri Rexhepit në vitin 2021, në të cilën akuzohen Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.

Kjo seancë javë më parë ishte ndërprerë për shkak se i akuzuari Jeton Vllasaliu, tha se është pisiqikisht i ngarkuar.

- Advertisement -

Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi, vendosi që ta largojë nga seanca të akuzuarin tjetër, Nexhat Vllasaliu, kurse seanca vazhdoi me dhënien e dëshmisë nga i akuzuari Jeton Vllasaliu.

Ky i fundit tregoi për momentin tragjik.

- Advertisement -

“Shiko se çfarë po bën me të ndjerin Bedriun se këtu e këndej ke ti punë me të dhe unë jam ofruar dhe e kam parë në tokë, jam munduar ti jap ndihmën e parë aq sa kam ditë e aq sa kam mundur por e kam parë që është e kotë. Dhe atë ditë, kam qenë i stresuar dhe i ngarkuar, nuk kam ditur se çfarë të bëj me të dhe kam vendosur që ta varrosi vet dhe atë e kam bërë”.

“Ata kanë qenë të maskuar, kam parë veç një veturë dhe tjetër gjë nuk kam bërë”, vazhdoi ai.

Në pyetjen e avokatit se si e ka bërë bartjen e kufomës, i akuzuari u përgjigj se atë e ka bërë me veturë të viktimës.

“Unë pasi që u mundova t’i jap ndihmën e parë dhe pasi që e pash se nuk ka efekt dhe ndoshta nga dhënia e ndihmës së parë kam mundur ta lëndoj, e kam hapur derën e veturës e kam vendosur në karrige dhe kam vazhduar”, tha ai, teksa u pyet se ku vazhdoi tutje.

“Unë e mora rrugën me veturë të të ndjerit dhe shkova për në fshatin tim ku e mora një kazmë dhe e mbështjella trupin e të ndjerit dhe me atë veturë e dërgova në vendin ku siç mu duk i sigurt për ta varrosur të ndjerin. Më pastaj vazhdova për në Prishtinë”, tha ai.

Pas kësaj dëshmie, i akuzuari shprehu ngushëllime familjarëve, ndërsa tash e tutje do të mbrohet në heshtje.

Seanca vazhdoi me dhënien e dëshmisë nga i akuzuari tjetër, Nexhat Vllasaliu.

“Unë punoj ndërtimtari që nga fëmijëria, gjendja familjare është e mirë. Jetoj me fëmijët e mi dhe gruan. Kam trashëguar pasuri nga babai dhe kam blerë edhe vet, u kam blerë edhe vëllezërve truall. Kam qenë pjesë e luftës, pastaj kam filluar ndërtim deri në vitin 2012 e deri në vitin 2018 rrallë kam ardhur në shtëpi se nuk kam pasur kohë shumë”.

Cili është raporti me vëllaun tënd Jetonin. Ishte pyetja e avokatit të tij.

“Raporte të mira i kem pasur, Jetoni ka punuar ndërtim, i ka punët e veta. Kur iu kanë dashur mjetet r mia, ia kam huazuar”.

Tutje, avokati e pyeti për dyshimet dhe arsyen e arrestimit.

“Më kanë arrestuar nuk di edhe me tregu detaje. Më akuzojnë për vrasjen e të ndjerit, që kurrë nuk kam dëgjuar kurrë për të dhe betohem në kokë të fëmijëve.

Atë ditë që e kam lutur prokurorin që të mos e arrestojë gruan time se ka me hyrë në operim por që ka vazhduar”.

Pas zhdukjes së të ndjerit, avokati i tij pyeti nëse është angazhuar për gjetjen e tij.

“Unë shok të tij nuk kam njohur dhe kur kam shkuar te Jetoni e kam pyetur nëse e njeh dhe nëse di diçka për të, por mu përgjigj se nuk di asgjë. Pas pak ditësh më ka thirr hoxhë Mulla Osmani dhe u takuam dhe më thotë se nëse je në gjendje për të biseduar me familjen Rexhepi dhe kam thënë se jam në gjendje me kontribuua ditë e natë për gjetjen e të ndjerit. Kemi biseduar dhe kam shpreh keqardhje sepse nuk e kam njohur të ndjerin dhe u kam thënë se unë nuk lidhje me këtë punë dhe nëse vërtetohet kjo gjë, u kam një gjak borxh”, u shpreh ai, teksa rrëfen se as sot nuk e di të vërtetën.

Pas përfundimit të pyetjeve të avokatit, radha ishte e prokurorit Armend Hamiti.

Ky i fundit pyeti përse nuk kishte treguar për të marrë Jetonin.

“Ju deklaruat se gjendjen financiare e keni të mirë dhe keni blerë troje tjera dhe u ke blerë e vëllezërve”, pyeti prokurori, teksa përgjigja e tij ishte po.

“Nga deklaratat që i keni dhënë si dëshmitar dhe arrestimi më 18 gusht si i pandehur dhe pse nuk ke treguar në Prokurori që kanë shkuar me marr Jetonin në Graçanicë pasi që ke deklaruar se keni qenë të interesuar siç e thatë se keni dashur të zbardhët ky rast”, pyeti prokurori, teksa përgjigja e tij isjte se nuk e kishte ditur nëse do t’i interesonte dikujt.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat