E PLOTËSUAR / Seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë sonte në orën 23:00.
Vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit në ora 23:00
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e Jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se është e detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpresë këtu dhe u bëri thirrje që në orën 23:00 të vijnë sërish në seancë plenare.
“Ju kërkoj ndjesë për këtë, por po përpiqem maksimalisht që të gjejmë hapësirë edhe brenda këtyre orëve që vendit t’i japim presidentin me mandat 5 vjeçar”, tha ajo.



