spot_img
E diel, 7 Qershor, 2026
05:48
HomeKulturëSekretari amerikan nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari amerikan nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në Misionaret e Bamirësisë, ku bëri homazhe për trashëgiminë e saj.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau sot në rrjetet sociale një postim të Rubios, në të cilin ai shprehet se: “Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Kam pasur nderin të vizitoj sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”.

- Advertisement -

Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të njohura shqiptare në botë, simbol i përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë dhe i vlerave të humanizmit e solidaritetit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat