spot_img
E enjte, 26 Shkurt, 2026
23:40
HomeKosovaSektori i ndërtimit në Kosovë përballet me rritje të kostove

Sektori i ndërtimit në Kosovë përballet me rritje të kostove

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë ka shënuar rritje për 0,5 për qind në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025.

Sipas ASK-së, në këtë periudhë rritje është vërejtur te transporti (3,5%); pagat (1,2%); kostot e tjera (1,2%); materialet (0,3%) dhe energjia (0,2%). Ndërkohë, rënie është shënuar te makineritë (-0,1%).

- Advertisement -

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, përkatësisht TM4 2025 me TM4 2024, Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje për 3,5 për qind (sipas të dhënave detajuese 3,6%).

Rritje më e theksuar në këtë krahasim vjetor është regjistruar te energjia (9,8%); pagat (8,1%); kostot e tjera (5,3%); transporti (4,4%) dhe materialet (2,6%). Ndërsa, rënie është evidentuar te makineritë (-0,4%). /KP

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat