spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:16
HomeSiguriaPoliciaSekuestrohen armë dhe municion pas një kanosjeje në Rahovec

Sekuestrohen armë dhe municion pas një kanosjeje në Rahovec

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person është kanosur nga një person tjetër.

Policia kishte informata që i dyshuari posedonte armë në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit, ku edhe është kryer një kontrollë.

- Advertisement -

“Më datën 22 dhjetor 2024, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur. Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.”

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

- Advertisement -

– Një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë,

– Një pistoletë dhe 25 fishekë,

– Një pushkë ajrore dhe

– Një pistoletë për sinjalizim me zë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat