spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
14:26
HomeKosovaSekuestrohen cigare elektrike në Merdare, vlera arrin 10 mijë euro

Sekuestrohen cigare elektrike në Merdare, vlera arrin 10 mijë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Merdare janë konfiskuar mallra të padeklaruara, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Dogana shton se malli i konfiskuar janë tri pako me cigare elektrike në sasi prej 500 copë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

- Advertisement -

Konfiskim i mallrave të padeklaruara në Merdare

Merdare 4 prill 2026 në Pikëkalimin Kufitar Merdare, është paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare derisa gjatë procedurave fillestare të kontrollit, zyrtarët doganor kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur.

Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në kufi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat