spot_img
E premte, 27 Shkurt, 2026
23:38
HomeKosovaSekuestrohet mall me vlerë mbi 500 mijë euro në Prishtinë

Sekuestrohet mall me vlerë mbi 500 mijë euro në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë janë zbuluar 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë.

Në njoftimin e Doganës, shtohet se, depoja ku është gjetur malli, s’ka qenë e regjistruar si biznes dhe se, e njëjta s’ka poseduar asnjë dokumentacion që ka dëshmuar prejardhjen e mallit.

- Advertisement -

“Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro”, ka njoftuar Dogana mes tjerash.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Zbulohen mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

Sot, më 27 shkurt 2026, në periferi të Prishtinës, bazuar në informata të siguruara përmes rrugëve operative, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një depo ku dyshohej për mallra të kontrabanduara.

Kontrolli është organizuar në përputhje me autorizimet që rrjedhin nga Kodi Doganor i Republikës së Kosovës. Gjatë veprimeve në terren është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbathjesh me marka të mbrojtura tregtare.

Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro.

Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë formale, konkurrencës së ndershme dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat