spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
19:18
HomeKosovaSelimi: Osmani po e përfundon mandatin e saj ashtu siç e filloi,...

Selimi: Osmani po e përfundon mandatin e saj ashtu siç e filloi, nën hijen e Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e mbyll mandatin e saj si e para e shtetit ashtu siç e kishte filluar.

Selimi e ka quajtur Osmanin një figurë nën hijen politike të Albin Kurtit, pa rezultate reale dhe me një rekord të politikave për interesa personale.

- Advertisement -

Ndërkohë, shton Selimi, Kosova përballet me krizën më të keqe të kostos së jetesës dhe izolimin më të thellë në dekada.

“Presidentja në largim Osmani e përfundon mandatin e saj ashtu siç e filloi: një figurë e zbehtë politike e lënë në hije nga vendimmarrësi i vërtetë Albin Kurti, pa rezultate reale dhe me një rekord të politikave për interes personal., ndërsa Kosova përballet me krizën më të keqe të kostos së jetesës dhe izolimin e saj më të thellë në dekada”, ka shkruar Selimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat