Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.
Gjatë ditës së sotme Spahiu ka dalur para Gjykatës Komunale të Kikindës.
Arbnor Spahiu është dënuar me 1 muaj paraburgim nga autoritetet serbe.
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ish-zyrtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiut, pas dy ditësh ndalimi në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Ai e ka cilësuar këtë të padrejtë dhe politikisht i motivuar, pa asnjë provë konkrete.
Në reagimin e tij publik, Koci kërkoi përfshirje të drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës, përfshirë Kryeministrin dhe Presidenten.
“Punën që nuk po e bën shteti, po më duhet ta bëj vetë”, tha ai, duke paralajmëruar nisjen për në Suboticë nesër.
Postimi në Facebook:
Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi.
Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike.
Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit.
Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht.
Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës – po më duhet ta bëj une.
P.S.
Nesër nisem drejt Suboticës.



