Një debat i ashpër është ndezur në Serbi lidhur me planet për zhvarrosjen e Josip Broz Tito-s, liderit legjendar të Jugosllavisë, dhe zhvendosjen e eshtrave të tij në Kroaci, vendlindjen e tij. Kjo çështje ka ngjallur reagime të forta në mesin e nostalgjikëve të Jugosllavisë dhe nacionalistëve serbë.
Kryetari nacionalist i Beogradit, Aleksandar Shapiç, ka propozuar që eshtrat e Tito-s të zhvendosen në Kumrovec të Kroacisë. Ai e konsideron këtë një çështje kyçe për Serbinë dhe ka thënë se varrimi i tij në Kroaci është i rëndësishëm për popullin serb dhe të ardhmen e vendit. Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka hedhur poshtë këtë ide, duke theksuar se Tito mbetet pjesë e historisë së Serbisë dhe nuk do të zhvendoset.
Kjo iniciativë ka përçarë koalicionin qeverisës dhe ka ngjallur ndjenja të forta, jo vetëm në Serbi, por edhe në disa vende të Ballkanin. Për shumë njerëz në Serbi e gjetiu, Tito mbetet një figurë unifikuese dhe një simbol i stabilitetit që karakterizoi Jugosllavinë, një vend që funksionoi si një mostër unike e socializmit jo-konvencional gjatë Luftës së Ftohtë. Në shumë vende të Ballkanit, ende mbahen rrugë dhe sheshe me emrin e tij, duke treguar për nostalgjinë që ekziston për atë periudhë.
Në këtë sfond të ndërlikuar, ideja për zhvendosjen e Tito-s ka nxitur një debat më të thellë për të kaluarën jugosllave, lidhjet kombëtare dhe identitetin politik të disa vendeve te rajonit.
by: Storm-rks + mediat ne Serbi dhe Politico – Bruksel