spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
16:58
HomeKosovaSerbia lëshoi flet arrest, reagon polici i Kosovës: I vendosur të vazhdoj...

Serbia lëshoi flet arrest, reagon polici i Kosovës: I vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, emri i të cilit u bë i njohur këto ditë shkaku i një flet arresti të lëshuar nga Serbia, e cila pretendon se i njëjti ka lënduar një nxënës serb në veri të Mitrovicës, ka dalë me një reagim, duke i falënderuar të gjithë ata që i dhanë mbështetje.

Ai theksoi se puna në polici nuk është thjesht një profesion.

- Advertisement -

“Është një thirrje. Një përgjegjësi që bartim me nder dhe me vendosmëri, në mbrojtje të rendit, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve tanë. Por kjo rrugë nuk është asnjëherë e lehtë. Ka sfida të mëdha, sakrifica të shumta, dhe momente që të vënë në provë edhe më të fortin ndër ne. Prandaj, përkrahja që kam marrë nga ju – kolegët e mi, familja, miqtë, dhe komuniteti – ka qenë një forcë e pashtershme që më ka shtyrë përpara. Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi”, theksoi ai.

Pjesëtari i Policisë shtoi se është i vendosur të vazhdojë me integritet dhe përkushtim

- Advertisement -

“Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje që më jep forcë dhe besim. Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët. Faleminderit!”, shkroi polici Brahimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat