spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:22
HomeKosovaSerbia liron ish-policin e Kosovës pas disa muajve burg

Serbia liron ish-policin e Kosovës pas disa muajve burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë konfirmuar familjarët e tij.

Familjari Shkëlzen Spahiu ka shkruar në Facebook se Arbnori ka hyrë në Kosovë gjatë mbrëmjes së sotme.

- Advertisement -

“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”.

Arbnor Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor të këtij viti nga policia serbe në pikën kufitare duke hyrë nga Hungaria për në Serbi.

- Advertisement -

Autoritetet e drejtësisë në Serbi i kishin dhënë fillimisht Arbnor Spahiut 1 muaj paraburgim, duke ia vazhduar pastaj disa herë këtë masë nën akuzën për vrasje të rëndë.

Autoritetet në Serbi e kanë akuzuar Arbnor Spahiun për vrasje në rastin Banjska, që kishte ndodhur në veri të vendit në vitin 2023, ku kishte mbetur i vrarë edhe polici Afrim Bunjaku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat