spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:45
HomeRajoniMaqedonia e VeriutSërish kërcënime me bomba në Maqedoni të Veriut

Sërish kërcënime me bomba në Maqedoni të Veriut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë email-e ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur mjet shpërthyes.

Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin.

- Advertisement -

“Më datë 08.04.2025, dy shkolla në Shkup kanë raportuar në SPB Shkup se kanë marrë njoftim përmes emailit për gjoja vendosje të mjetit shpërthyes. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB.

Kujtojmë se më 7 shkurt, arritën më shumë se 240 raportime për bomba të vendosura në shkollat ​​në vend.

- Advertisement -

Të gjitha raportimet ishin të rreme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat