Një ndodhi e papritur ka ndodhur disa minuta më parë në shtëpinë e “Big Brother”.
Një zarf i zi, që shkaktoi një valë diskutimesh dhe spekulimesh më pas, erdhi në shtëpi dhe u lexua nga Laerti, përmbante një mesazh të rëndësishëm për të gjithë banorët.
Mesazhi lidhej me sjelljet e pahijshme që kishin ndodhur kohët e fundit brenda shtëpisë, përfshirë aktet bullizuese dhe denigruese që kishin krijuar një atmosferë të tensionuar dhe të dëmshme për pjesëmarrësit.
Në zarf theksohej se televotimi i javës do të anulohet dhe gjatë Prime-it të mbrëmjes së nesërme do të komunikohen masat ndëshkuese që do merret ndaj banorëve të përfshirë.
Ndërkohë shumë debate dhe aludime po ndodhin mes konkurrentëve, të cilët po i drejtojnë gishtin njëri tjetrit rreth situatës.



