spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
18:29
HomeKosovaShala kërkon alternativa për tejkalimin e bllokadës në themelimin e institucioneve

Shala kërkon alternativa për tejkalimin e bllokadës në themelimin e institucioneve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur për qëndrimin e subjektit në të cilin bënë pjesë pas mbledhjes së kryesisë që patën sot, ku u tha se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Shala ka pohuar se PDK është e gatshme që të flasë për të gjetur alternativa për të formuar institucionet e vendit.

- Advertisement -

“Kryesia e PDK-së ka dalë me qëndrim zyrtar, tashmë qëndrimi është publik, jemi për të vazhduar dialogun për të vazhduar, për të gjetur rrugë alternativë dhe për të themeluar institucionet e Kosovës”, tha ai, raporton Klankosova.

“Institucione të cilat në realitet janë të domosdoshme dhe jetike për funksionimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Fatkeqësisht të gjitha këto po vonohen si rezultat i një mazhorance, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por që nuk e ka shumicën e që po i vonin paarsyeshmërisht në pafundësi krijimin e institucioneve të shtetit”, ka thënë Shala.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat