Kryetar aktual i Prizrenit Shaqir Totaj do të jetë sërish kandidat për këtë post nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, u nominua zyrtarisht për një mandat të dytë si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit 2025. Nominimi i tij është miratuar njëzëri nga Kryesia, si dëshmi e besimit dhe mbështetjes së plotë për qeverisjen e deritanishme”, thuhet në njoftim nga PDK-ja..
“Jam thellësisht mirënjohës për besimin e dhënë nga Kryesia e PDK-së, dega në Prizren. Ky besim është nxitje për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh në shërbim të qytetarëve tanë”, u shpreh Totaj.



