Paraqitja e shkëlqyer e sulmuesit Xherdan Shaqiri i ka siguruar atij një vend në 11-shen më të mirë të formacionit të javës për Ligën e Evropës.
Shaqiri shkëlqeu në fitoren 3-1 të Baselit ndaj FCSB, ku kontribuoi me dy gola e një asistim.
Pas kësaj paraqitje fantastike, ylli nga Kosova u vlerësua me notën 9.6, si dhe zuri vend në formacionin më të mirë të javës.
Formacioni më i mirë i javës nga SofaScore: Ederson; Malic, Skriniar, Graovac, Terzic; Bianco; Salzar, Shaqiri, Konstentelias, Gogorza; Duran.



