spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:58
HomeEkonomiShatri: 1.3 miliardë euro investime kapitale të parealizuara nga Qeveria Kurti në...

Shatri: 1.3 miliardë euro investime kapitale të parealizuara nga Qeveria Kurti në 4 vite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zhvillimi ekonomik ishte një prej prioriteve të Qeverisjes Kurti, por që nga viti marrja e pushtetit deri në vitin 2024, ekzekutivi po mban peng rreth 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale.  Për ish ministrin e financave Haki Shatri, e cilëson absurde këtë situatë, duke thënë se mosekzekutimi i mjeteve  të planifikuara për investime kapitale ishte trend i kësaj qeverisje.

“Qeveria në tërësi ka dështu, e themë këtë për një arsye pasi që investimet kapitale janë një prej mundësive që i jep Qeveria zhvillimit ekonomik. Në këtë periudhë sa ka zgjat ky mandat qeverisës 2021 deri ne shtator 2024 dështimi në këtë sferë ka qenë 1 miliard e 375 milionë euro. Këto mjete kanë qenë të siguruara por nuk janë shfrytëzu, ky pra është dështim, dështim i plotë në menaxhim me paranë publike”.

- Advertisement -

Edhe analisti ekonomik, Mustafë Kadrijaj, fajëson Qeverinë Kurti për ngecje në zhvllim ekonomik, duke thënë se plani për zhvillimin ekonomik mbeti vetëm  premtim zgjedhor i Kryeministrit Kurti.

“Kjo Qeveri po e mbyll qeverisjen e vet pa asnjë shirit të prerë si rezultat i investimeve të tyre, edhe ata shirita që po i prenë kjo Qeveri janë investime të qeverisjeve të kaluara por jo diqka investime të veta. Shihet që kjo fare ska mandat për politika të investimeve dhe në fakt kjo po e merrë si sukses të tyre që nuk po e harxhon buxhetin por në ekonominë e tregut është shumë me rëndësi që buxheti të investohet në investime kapitale, tha Kadriaj për rtv21.

- Advertisement -

Buxheti për vitin 2025 është paraparë të jetë 3.6 miliardë euro, ndërsa për investime kapitale janë ndarë 930 milionë euro.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat