Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, kanë rënë dakord që të caktojnë “skuadra të nivelit të lartë” për të filluar punën në dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë, njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA.
“Një telefonatë e ndjekur nga një takim nuk mjafton për të vendosur paqen e qëndrueshme. Ne duhet të ndërmarrim veprime dhe sot kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara”, deklaroi zëdhënësja Tammy Bruce.
Në konferencën pas përfundimit të takimit, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, shtoi se “qëllimi i takimit të sotëm” ishte ndjekja e telefonatës së Presidentit të SHBA Donald Trump me Presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar dhe “krijimi i këtyre linjave të komunikimit”.
“Sot është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, por i rëndësishëm”.
Rubio ka komentuar mungesën e Ukrainës dhe BE-së në bisedimet e sotme në Riad.
Ai u tha mediave se “askush nuk po anashkalohet këtu”.
Rubio shtoi se “disa gjëra shumë pozitive për Shtetet e Bashkuara, për Evropën, për Ukrainën, për botën” mund të dalin – “por së pari fillon nga fundi i këtij konflikti”.
Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë tha se dyja vendet kanë rënë dakord të krijojnë kushte për të rivendosur plotësisht bashkëpunimin midis dy kombeve.



