spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeSiguriaUshtriaSHBA-ja furnizon FSK-në me autoblinda moderne

SHBA-ja furnizon FSK-në me autoblinda moderne

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar se kanë marrë disa autoblinda, prodhim të SHBA-së.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, tha se këta autoblinda janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet.

- Advertisement -

Ajo ka shtuar se pritet të marrin edhe disa të tjerë.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral  të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve. Këto janë informacionet të cilat mund të ndajmë me publikun në këtë fazë”, tha Gashi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat