spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
00:42
HomeBotaAmerikaSHBA kryen sulme tokësore në Venezuelë, thotë Trump

SHBA kryen sulme tokësore në Venezuelë, thotë Trump

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti Donald Trump tha të hënën se SHBA-të kishin “goditur” një zonë në Venezuelë ku anijet janë të ngarkuara me drogë, duke shënuar herën e parë të njohur që Uashingtoni ka kryer operacione tokësore në Venezuelë që nga fillimi i një fushate presioni kundër qeverisë së Presidentit Nicolas Maduro.

“Pati një shpërthim të madh në zonën e portit ku ngarkojnë anijet me drogë. Ne i goditëm të gjitha anijet dhe tani e goditëm zonën… është zona e zbatimit. Atje ata e zbatojnë dhe kjo nuk ekziston më”, tha Trump.

- Advertisement -

Nuk ishte menjëherë e qartë se cili objektiv u godit dhe as cila pjesë e qeverisë amerikane veproi.

I pyetur nëse CIA e kishte kryer sulmin, Trump tha: “Nuk dua ta them këtë. E di saktësisht se kush ishte, por nuk dua të them se kush ishte”.

- Advertisement -

Trump ka thënë më parë se ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë.

Qeveria e Venezuelës nuk ka komentuar mbi incidentin që përshkroi Trump dhe nuk ka pasur raporte të pavarura nga Venezuela për të.

Primazol, një fabrikë kimike në shtetin Zulia e cila u përfshi nga zjarri në prag të Krishtlindjeve, ka mohuar thashethemet në internet se flakët ishin ajo që Trump aludoi në komentet e tij.

Kompania tha gjithashtu se zjarri u shua shpejt dhe ishte nën hetim. Banorët aty pranë i thanë Reuters se dëgjuan një shpërthim, panë zjarrin dhe ndjenë erën e klorit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat