Izraeli vrau 70 fëmijë palestinezë në pesë ditë, kanë njoftuar burime zyrtarë nga Gaza.
Ndërkohë, OKB ka kërkuar që në mënyrë urgjente të ndalet lufta.
Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), pothuajse të gjithë 1.1 milionë fëmijët e Gazës kanë nevojë për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale, pasi janë përballur me bombardime të vazhdueshme izraelite, zhvendosje dhe kushte të rënda të jetesës.
Fëmijët vuajnë nga ankthi dhe frika paralizuese, për shkak të sulmeve ajrore dhe humbjes së anëtarëve të familjes. Shumë bëhen agresivë, tërhiqen ose pushojnë së foluri, tha agjencia e OKB-së.
OKB vlerëson se të paktën 19,000 fëmijë palestinezë kanë mbetur jetimë që nga fillimi i luftës në Gaza.
Në SHBA kanë thënë se marrëveshja për një armëpushim është afër, por pasiguria mbetet e madhe.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka dhënë përditësimin më të fundit mbi negociatat në vazhdim të armëpushimit, duke thënë se një përparim nuk mund të sigurohet përpara se Biden të largohet nga detyra më 20 janar.
Sullivan tha gjithashtu se Biden do të fliste së shpejti me Netanyahun.
“Ne jemi shumë, shumë afër [për një marrëveshje]. Megjithatë, të qenit shumë afër do të thotë se ne jemi larg”, tha Sullivan për CNN. “Sepse derisa të kaloni në të vërtetë vijën e finishit, ne nuk jemi atje”.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka bërë thirrje që të arrihet një marrëveshje përpara se të marrë detyrën, duke thënë se “i gjithë ferri do të shpërthejë në Lindjen e Mesme” nëse nuk ndodh paqja.
Mirëpo Izraeli ka refuzuar të angazhohet për përfundimin e luftës si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, ka njoftuar gazeta izraelite Haaretz, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Burimi raportohet të ketë thënë se do të kishte një përpjekje për të paraqitur një premtim nga SHBA për të bërë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës, edhe nëse Izraeli nuk do të ishte dakord në mënyrë eksplicite me të.
Gazeta tha se Izraeli pritet të paraqesë një plan për ndërmjetësuesit për një riorganizim ushtarak në të gjithë enklavën palestineze. Kjo do të përfshijë Korridorin e Filadelfit, brezin e gjatë 14 km (8.7 milje) të tokës që përfshin kufirin midis Gazës dhe Egjiptit.



