spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:15
HomeBotaSHBA-të thonë se është arritur dakordimi për 'hapa specifikë' për t'i dhënë...

SHBA-të thonë se është arritur dakordimi për ‘hapa specifikë’ për t’i dhënë fund dhunës në Siri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ndaj Sirisë, duke goditur ministrinë siriane të mbrojtjes në Damask dhe forcat qeveritare në Sirinë jugore për të tretën ditë me radhë, ndërsa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën kryesisht druze të Suweidës vazhduan.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se po “punohet për të shpëtuar vëllezërit tanë Druzë”.

- Advertisement -

Presidenti i përkohshëm sirian nga ana tjetër, Ahmed al-Sharaa, akuzoi Izraelin për shkaktimin e një “përshkallëzimi në shkallë të gjerë”.

Më shumë se 350 persona raportohet se janë vrarë që nga e diela, kur shpërthyen përleshjet midis milicive druze dhe fiseve beduine në Suweida.

- Advertisement -

Ushtria siriane thuhet se filloi të tërheqë forcat e saj nga Suweida vonë të mërkurën, pasi SHBA-të thanë se kishin rënë dakord për “hapat” për t’i dhënë fund dhunës.

“Kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme sonte”, shkroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në X.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, raportoi se trupat po largoheshin nga Suweida si pjesë e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe udhëheqësve fetarë të Suweidas, pas “përfundimit të ndjekjes së grupeve të jashtëligjshme nga ushtria”.

Ministria e Jashtme siriane tha se vendi “mirëpret përpjekjet e bëra nga SHBA-ja dhe palët arabe” për të “zgjidhur krizën aktuale” në mënyrë paqësore.

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi përpjekjet për armëpushim.

Ushtria izraelite filloi të sulmojë forcat e sigurisë siriane dhe armët e tyre të hënën, pasi ato u vendosën në qytetin e Suweidës për herë të parë që kur rebelët e udhëhequr nga islamistët sunitë rrëzuan nga pushteti Presidentin Bashar al-Assad në dhjetor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat